Venezuela është një republikë federale në pjesën veriore të Amerikës Jugore pranë Detit të Karaibeve. Ka një sipërfaqe prej 912 050 km2 në të cilën jetojnë afërsisht 26 milionë banorë. Kryeqytet i saj është Karakasi (Caracas) dhe gjuhë zyrtare është spanjishtja.