Aq

  • I ndajf. -
  1. Në një shkallë, masë a sasi të atillë, sa është përmendur më parë ose përmendet në fjalinë tjetër; përdoret me këtë kuptim si fjalë e bashkëlidhur në fjalinë kryesore (në fjalinë e varur i përgjigjet fjala sa). Edhe një herë aq më i madh se ky.
  2. Në një shkallë të lartë ose në një masë a sasi të atillë të madhe, më shumë nga ç'mendonim ose prisnim, shumë; përdoret me këtë kuptim si fjalë e bashkëlidhur në fjalinë kryesore (në fjalinë e varur i përgjigjet fjala sa). Aq mirë (keq). Aq afër (larg). Aq shpejt (vonë). Aq bukur. Aq i thjeshtë. Jo dhe aq. S`është edhe aq.
  3. Përdoret me shkallën krahasore të ndajfoljeve e të mbiemrave me kuptim përforcues; me këtë kuptim përdoret edhe si fjalë e bashkëlidhur në fjalinë kryesore (në fjalinë e varur i përgjigjet fjala sa). Aq më tepër (më shumë). Aq më mirë (më keq). Aq më pak (më fort). Aq më i lehtë (më i vështirë).
  4. Përdoret në njërën nga fjalitë e bashkërenditura kundërshtore, zakonisht me mohim, për të treguar se shkalla e veprimit që mohohet është më e ulët sesa ajo e veprimit që pohohet. Jo aq për ty. Mjaft, jo shumë. Aq, jo më tepër. Aq, më mjafton.
  5. Në një shkallë a masë të vogël, të kufizuar në krahasim me atë që duhet, jo më shumë; pak. Aq di. Aq kupton. Aq mendon. Aq ia pret. Aq donte. Aq priste. Aq kishte hall.
  • II pakuf. -
  1. Përdoret pranë një emri me kuptimin «shumë» ose për të treguar një sasi të njohur që më parë (kur sendet që shënohen nga emri janë larg nesh në hapësirë e në kohë). Aq e aq njerëz. Aq ara e livadhe. Me aq kujdes.
  2. Përdoret pranë një emri me kuptimin «pak» për të treguar një sasi a masë me të vogël nga ajo që duket a që pritet. Aq shpirt ka. Aq fuqi pati. Aq zë kishte. Aq gjë e di.
  • III pj. - Përdoret në fund të fjalive për të përmbyllur mendimin ose për të treguar mbarimin e diçkaje, me kuptimin «jo me shumë, s'ka ç'kërkohet më tepër, nuk shkon me tutje». Buzëqeshi dhe aq. Një ditë e aq.
  • Aq sa
a) përdoret si tog lidhëzor për të lidhur dy fjali me marrëdhënie shkak-rrjedhim;
b) përdoret si tog lidhëzor për të lidhur fjalinë e varur, që tregon një sasi, masë, shkallë etj. Aq e kaq në një sasi ose masë të caktuar, të njohur. Aq më tepër (që, se...) përdoret si tog lidhëzor me kuptimin «sidomos sepse, për më tepër». Aq më shumë shih te shumë. Jo vetëm aq fj. ndërm. përdoret për të treguar se përveç atyre që u përmendën ka edhe të tjera, se ajo që u tha duhet shtuar e plotësuar. Aq me bën! nuk çaj kokën, nuk pyes. Aq (kaq) dua! këtë pres, kjo me duhej për të vepruar pastaj si di vetë. Aq qe! ajo u desh, vetëm ajo sikur pritej. Aq (kaq) e pati! zakon. iron. mori fund. U bë edhe (një herë) aq (kaq); shih te kaq.[1]

Etimologjia redaktoni

Prononcimi redaktoni

Sinonime redaktoni

Antonime redaktoni

Fjalë rrjedhëse redaktoni

Në gjuhë tjera redaktoni


Anglisht
Gjermanisht
Frëngjisht
Polonisht
Japonisht
Hollandisht
Italisht
Suedisht
Portugalisht
Spanisht
Kroatisht
Norvegjishte e re
Arabisht
Greqisht
Boshnjakisht

Rusisht
Kinezisht
Finlandishte
Norvegjisht
Esperanto
Danisht
Sllovakisht
Hebraisht
Çekisht
Hungarisht
Luksemburgisht
Maqedonisht
Latinisht
Serbo-kroatishte
Austrishte

Rumanisht
Katalanisht
Serbisht
Sllovenisht
Indonezisht
Bullgarisht
Turqisht
Ukrainisht
Lituanisht
Koreanisht
Bjellorusisht
Irlandisht
Venecianisht
Interlingua
Anglishte e thjeshtë

Referencat redaktoni

  1. Fjalori elekronik shpjegues FESH 1.0