Shqip redaktoni

Brumë m. -

  1. Miell gruri, i gatuar me ujë e i tharbëtuar, që përdoret si tharm për të zënë bukë. Brumë i thartë. Brumë i ardhur. Brumë i shurdhuar brumë që nuk ka ardhur dhe që nuk vlen si tharm. Kulaç me brumë. Zë me brumë.
  2. Miell i njomur, i përzier a i ngjeshur, që gatuhet për bukë, për petë, për makarona etj. Brumë buke. Brumë makaronash. Brumë për petulla. Brumi i biskotave (i pastave). Gatuese brumi. Ngjesh brumin. Vjen brumi. Si të jetë brumi, del edhe buka. fj. u. Kush zë brumë, do të gatuajë. fj. u. Pa brumë nuk bëhen kuleçtë. fj. u.
  3. sh. ~ëra, ~ërat. Ushqim i gatuar kryesisht me miell të njomur e të ngjeshur (bukë, makarona, petë, byrekë etj.). Brumërat të shëndoshin.
  4. Masë e trashë dhe e ngjeshur, që formohet nga përzierja e një lënde të fortë me një lëng; lëndë e qullët. Brumi i qelqit. Brumi i drurit. Brumi i gëlqeres (i çimentos). Brumi i gomës. Brumi i letrës (i kartonit). Brumi i shkrepëseve. Brumi i ullirit.
  5. fig. Përmbajtje, formim mendor e shpirtëror, përgatitje ideopolitike e morale; lëndë, përbërje. Brumë i vjetër (i ri). Brumë i mirë. I gatuar nga tjetër brumë. Njerëz të një brumi. Vepër me brumë. S`ka brumë (për një shkrimtar të dobët).
  6. Lëndë, ajo që përbën diçka. Brumi i gjuhës amtare.
  7. fig. shar. Njeri i qullët, që e heq kushdo për hunde. Çfarë brumi që është!
  • Gjalpë brumë gjalpë brumës. Dita (nata) e brumit etnogr. dita e enjte, kur zihej brumi për të gatuar bukët e dasmës. U bë brumë u zbut, u squll. Si buka pa brumë pa shije, pa lezet, pa kripë. Sipas brumit tharmin i gjej njeriut a mjedisit atë që i përshtatet. Vuri brumë u pasurua, vuri pasuri. E kalon gjumë e brumë shih te gjumë,~i. Sikur i ka ngrënë macja brumin shih te ha.[1]

Etimologjia redaktoni

Shqiptimi redaktoni

Sinonime redaktoni

Antonime redaktoni

Fjalë të prejardhura redaktoni

Në gjuhë tjera redaktoni

Referencat redaktoni

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0