Shqip redaktoni

Cik

I m.sh. -

  1. Pjesa e sipërme e anëve të një ene ose të diçkaje tjetër, buza. Cik me cik buzë më buzë, plot.
  2. fig. Koha kur diçka ka arritur zhvillim të plotë, gjendja kur diçka është në kulmin e vet, vlugu. Ciku i dimrit (i verës). Në cik të vapës. Në cik të rinisë. Në cik të pemëve.
  • Cik më (për) cik pikë për pikë, as më shumë dhe as më pak, aq sa është e aq sa duhet; sa njëri dhe tjetri, barabar.


II m. -

  1. Hirrë që lëshon kosi ose djathi i njomë. Ciku i djathit (i kosit). Mbledh cikun. Lëshoi shumë cik.
  2. Pjesa që mbetet në nape, kur kullojmë një lëng të trashë; llurbë. Ciku i verës.

III kal. - Prek lehtë; prek, cek.[1]

Etimologjia redaktoni

Shqiptimi redaktoni

Sinonime redaktoni

Antonime redaktoni

Fjalë të prejardhura redaktoni

Në gjuhë tjera redaktoni

Referencat redaktoni

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0