MIZË KALI f. Miza në byth të kalit, e cila ushqehet me mut kali.1. Kandërr fluturuese me një palë krahë të zhvilluar mirë dhe një palë të tjerë më të vegjël, që ka një thimth për të thithur ushqimin ose për të pickuar dhe që njihet si bartëse e sëmundjeve ngjitëse; emër i përgjithshëm për disa lloje kandrrash të tilla, me krahë ose pa krahë. Miza e bukur bleta. Miza e bardhë. Miza e verdhë. Miza e zezë. Mizë mjalti (blete) bleta. Mizë kali mizë në ngjyrë kafe, pak më e madhe se ajo e zakonshmja, që u qepet zakonisht kafshëve të barrës. Mizë lisi. Mizë pashke mollëkuqja. Miza e shtëpisë. Miza e mishit. Miza e mushtit (e uthullës). Mizë fluturake. Mizë përdhese (mizë dheu, mizë toke) milingonë, thnegël. Miza cece. Miza e verës. Larva mizash. Kapëse mizash. E hëngri (e pickoi) miza. Vret (mbyt) mizat. Është mbushur plot me miza. E ka pështyrë miza mishin mishi ka zënë vemesë. Miza kur bën krahë, harron folenë ku e ka. fj. u.

  • 2. Kandërr parazite në trajta të ndryshme e me ngjyra të shumëllojshme, që zhvillohet në trupin e disa bimëve bujqësore, të pemëve etj. dhe i dëmton ose u shkakton sëmundje të ndryshme; krimb. Miza e drithërave. Miza e duhanit. Miza e farave. Miza e fasules. Miza e grurit. Miza e pambukut. Miza e panxharit. Miza e thjerrëzës. Miza e lakrës. Miza e qepës. Miza e mollës. Miza e agrumeve. Miza e qershisë (e vishnjës). Miza e ullirit. I ka hyrë miza. E dëmtoi miza.
  • 3. fig. bised. mospërf. Njeri me trup fare të vogël; kafshë a diçka tjetër shumë e vogël.
  • 4. fig. bised., mospërf. Njeri pa vlerë, pa rëndësi; njeri i dobët, pa forcë, që mund të mposhtet lehtë.
  • 5. përd. ndaf. bised. Plot, me shumicë; mizëri. Mizë lisi shumë, mizëri. Mizë e kërcu shumë, mizëri. Sheshi ishte mizë me njerëz. Ishin mbledhur mizë para shtëpisë. Ishte mizë me para kishte shumë para.
  • I djeg miza shih te DJEG. Nuk dëgjohet (nuk ndihet) as miza zotëron një heshtje e madhe, është qetësi e plotë, nuk pipëtin asgjë. I futi (i shtiu) mizat: (xixat) dikujt shih te FUT. I hynë mizat
  • a) u nxit e u ndez për të bërë diçka; u inatos;
  • b) i hyri shqetësimi, i hyri krimbi, s'rri dot më i qetë. I ka hyrë (i ka hipur, i ka kërcyer) miza (zekthi) shih te ZEKTH,~I. Mizë e bardhë gjë e pamundur; rast shumë i rrallë. Mizë kali keq. njeri që të ngjitet e s'të ndahet dhe të bezdis, njeri i mërzitshëm. Ia ndezi mizat e bëri të inatoset, e ngacmoi keq, e tërboi. Vret (numëron, zë) miza (gjithë ditën) mospërf. e shkon kohën kot; bën punë të kota pa vlerë, i bie legenit, luan derën. U vranë (vdiqën) si mizat u vranë (vdiqën) me shumicë. Nuk i bën dëm as një mize është njeri shumë i butë, është shumë i urtë e i patëkeq, nuk ngacmon e nuk trazon asnjeri. Shkonin si miza pa kokë (pa krye) shih te KOK/Ë,~A Shqiponja nuk ha miza fj.u. shih te SHQIPONJ/Ë,~A. E ka grirë si këmbët e mizës diçka shih te KËMB/Ë,~A. Më bën koka miza kam shumë punë ose halle; më zien koka. I kanë hyrë në kokë miza të këqija dikujt është bërë si i shkalluar a si i tërbuar, s'është fare në të. E bën mizën (pleshtin) buall (ka) shih te BUA/LL,~LLI. U bë për të pirë mizën dikush u hidhërua pa masë, u pikëllua, u helmua; u bë për të pirë helmin. Flet si miza në qyp (si në qyp) shih te QYP,~I. Është mendjelehtë si miza është shumë mendjelehtë. Është mizë pa kokë (pa krye) dikush është krejt i paaftë, s'ka mend në kokë, e ka kokën fare bosh. Është përrallë mizash diçka është diçka krejt e pamundshme dhe e kotë, është gjepur. I hipën mizat në kokë shih te HIP. Hipi miza në rigon iu rrit mendja, u bë mendjemadh. E ka mizën nën kësulë (nën shapkë, nën feste) ka frikë se mos i zbulohet faji që ka bërë, e ndjen veten fajtor dhe rri i shqetësuar, i djeg miza. Ka miza në kokë ka shumë halle, ka shumë telashe; është i mbytur në punë. E ka mizën pas veshi ka frikë se mos i zbulohet faji që ka bërë, e ka mizën nën kësulë. U lëshuan si miza në mjaltë u lëshuan grumbull; përnjëherësh e me kënaqësi (për të përfituar nga diçka e mirë). Mbeti me një grusht miza mbeti far pa gjë, mbeti duarthatë. E përcolli me një grusht miza (pleshta) e përcolli me fjalë e me premtime boshe, pa ia mbaruar punën. Erdhi me një grusht miza erdhi i ndezur e i inatosur, erdhi tërë hundë e buzë. Mjalti i tërheq mizat fj. u. shih te MJALT/Ë,~I. Çdo mizë nuk bën mjaltë fj. u nuk janë të gjithë të vlefshëm njëlloj, nuk kanë të gjithë vlerë të madhe. Të shtie miza e s'të nxjerr bualli thuhet kur dikush hyn në një punë si pa dashur, pa e menduar mirë, e pastaj nuk del dot. S'ngopet ariu me miza fj. u. shih tek ARI,~U. Kujt i ha miza nën kësulë, le të kruhet! ai që ka bërë fajin, le të përgjigjet. Po shtive mizën (milingonën), të iku hambari fj. u. shih te SHTIE. Le gomari që na ngordhi, po s'na lënë rehat as mizat shih te GOMAR,~I. Lule mize bot. shih te LUL/E,~JA. Pesha e mizës sport., vjet. shih te PESH/Ë,~A 9. Zogu mizë zool. shih te ZOG,~U.