spiun
SPIUN m.
- 1. Ai që mbledh të dhëna e dokumente sekrete në një vend për llogari të një shteti tjetër, ai që merret me spiunazh. Spiun i huaj. Spiunët e imperialistëve. Kapën një spiun. E dënuan si spiun.
- 2. Agjent i fshehtë i policisë që ndjek dhe gjurmon veprimtarinë e njerëzve përparimtarë e revolucionarë. Spiunët e policisë.
- 3. përb. Njeri i vënë nga dikush që të ndjekë dhe të gjurmojë veprimtarinë e të tjerëve; ai që kallëzon për fjalët e veprimet e një tjetri.
- 4. si mb. ~, ~E. Që është i pajisur me mjete të posaçme për të mbledhur të dhëna, sidomos me karakter ushtarak. Aeroplan spiun. Satelit spiun. Anije spiune.