THARTË mb.

  • 1. Që ka shije të fortë si të limonit a si të uthullës e që të mpin dhëmbët, shumë i athët; që ka thartirë. Mollë (kumbulla) të tharta. Rrushi i thartë. Kos (dhallë) i thartë. Verë e thartë. Çorbë e thartë. Supë e thartë. Qenka uthull e thartë.
  • 2. kim. Që përmban acid, që ka vetitë e acidit, thartor.
  • 3. fig. Që të prek e të lëndon, jo i pëlqyeshëm, i ashpër, therës; që sillet ashpër e me inat; jo i mirë, i keq. Fjalë të tharta. Njeri i thartë. Grua e thartë.
  • Fjalët të ëmbla, punët të tharta shih te FJAL/Ë, ~A.

THARTË ndajf.

  • 1. Ashpër, me inat, me zemërim, në mënyrë therëse; jo mirë, keq. E vështroi thartë. E priti thartë.
  • 2. Në mënyrë të tillë që nuk më pëlqen, kundër dëshirës, ashtu si nuk e prisja. I erdhi thartë.