THJESHTË mb.

  • I pa përzier me diçka të një natyre a të një lloji tjetër, i përbërë vetëm nga një lëndë, vetëm nga një gjë etj., me përbërje të njëjtë; i kulluar. Verë e thjeshtë. Ar i thjeshtë. Lëndë të thjeshta. Trup i thjeshtë. kim.
  • libr. Që përbëhet nga një ose nga disa pjesë, nga një ose nga disa njësi etj. a që i ka lidhjet midis pjesëve jo të ngatërruara, që nuk ka përbërje a ndërtim të ngatërruar; kund. i përbërë, i ndërlikuar. Mekanizëm (aparat) i thjeshtë. Përdorëse (vegël, pajisje) e thjeshtë. Kafshët e thjeshta. zool. kafshë që i përkasin një faze të ulët të zhvillimit biologjik. Numërorët e thjeshtë. gjuh. Numërorë nga një deri në dhjetë: Fjali e thjeshtë. gjuh. një fjali e vetme. Fjalë e thjeshtë. gjuh. fjalë që ka vetëm rrënjën e mbaresat. Kohët e thjeshta. gjuh. kohë, në të cilat folja zgjedhohet pa foljet ndihmëse. Prerje e thjeshtë. spec. prerje që bëhet nga një rrafsh prerës. Gjethe e thjeshtë. bot. një gjethe e vetme. Kallëzues i thjeshtë. gjuh. kallëzues që shprehet me një folje të vetme.
  • Që nuk bëhet me ndonjë shtesë a ndryshim; që nuk pasurohet me gjëra të reja, që nuk zgjerohet ose që nuk thellohet më tej. Bëri vetëm një lexim të thjeshtë. Ishte një përsëritje e thjeshtë e mësimit të mëparshëm.
  • I lehtë për t’u kuptuar, për t'u bërë, për t'u zgjidhur, për t’u zbatuar etj., jo i vështirë për t'u kapur; kund. i ndërlikur i koklavitur. Problem i thjeshtë. Çështje (ide) e thjeshtë. Temë e thjeshtë. Mendime (fjalë) të thjeshta. Punë (gjë) e thjeshtë. Lojë e thjeshtë. Dukuri të thjeshta. Është shkruar me një gjuhë të thjeshtë. Në mënyrë të thjeshtë.
  • Që bëhet si zakonisht e natyrshëm, që zhvillohet pa bujë, që nuk shoqërohet me gjëra të tepërta e të panevojshme; që s'është i ngarkuar me zbukurime; që nuk dallohen nga të tjerët, i zakonshëm; Darkë e thjeshtë. Dasmë e thjeshtë. Ceremoni e thjeshtë. Model i thjeshtë. Veshje e thjeshtë. Këpucë të thjeshta. Dhomë (sallë, shtëpi) e thjeshtë.
  • Që nuk i pëlqejnë mburrjet lëvdatat që nuk mbahet më të madh, jo mendjemadh; që nuk ka kërkesa të tepërta, që kënaqet me pak; që vepron a që sillet në mënyrë të çiltër e të ngrohtë. Njeri (burrë, djalë) i thjesht. Vajzë (grua) e thjeshtë. Udhëheqës (drejtues) i thjesht. Është i thjeshtë.
  • Që nuk ka ndonjë gardë, ndonjë titull etj., që nuk zë ndonjë vend drejtues në aparatin shtetëror, në një organizatë, në një ndërmarrje etj. Punonjës (punëtor) i thjeshtë. Anëtar i thjeshtë. Ushtar i thjeshtë. Që nga kooperativisti i thjeshtë, deri te kryetari (te ministri).
  • Që nuk i përket një shtrese të privilegjuar, një klase shfrytëzuese etj., që bën pjesë në masat e gjera punonjëse. Populli i thjeshtë. Njerëzit e thjeshtë. Fshatar i thjeshtë. * E kryera e thjeshtë gjuh. shih te KRYER,~A (e). Ligjërimi i thjeshtë gjuh. thjeshtligjërimi. Shumica e thjeshtë më shumë se gjysma (për votuesit, përfaqësuesit etj.).

Në gjuhë tjera redaktoni