Shqip redaktoni

Emër redaktoni

  1. Grup i vogël njerëzish të armatosur me një kryetar a komandant në krye, që kryejnë veprime të përbashkëta. Çetat e kreshnikëve. Çetë luftëtarësh. Çetat e lirisë. Çetat e maleve. Çetë kusarësh. Lufta e çetave. Luftëtarët e çetës. Dolën në çetë.
  2. hist. Njësi e vogël partizanësh me rreth pesëdhjetë veta, me një komandant dhe një komisar në krye, gjatë Luftës Nacionalçlirimtare. Çetë partizane. Çetë territoriale (vullnetare, e vendit) reparte vetëmbrojtjeje jo të rregullta, që kapnin armët për të luftuar së bashku me partizanët ose për t’i bërë ballë armikut në krahinat e çliruara. Çeta «Selam Musaj». Komisari (komandanti) i çetës. Aksionet e çetës. Formimi i çetës. U mbush mali me çeta.
  3. Njësia më e madhe e organizatës së pionierëve në një shkollë ose në një kamp, që përmbledh disa kompani. Çeta e pionierëve. Çeta e shkollës. Çeta e kampit. Shtabi (udhëheqësi) i çetës. Flamuri i çetës. Mbledhja e çetës.
  4. etnogr., vjet. Grup familjesh me prejardhje të përbashkët, vëllazëri; farefis. Agai i çetës. Martesa jashtë çetës. Nuk ka çetë këtu ai nuk ka farefis të tij këtu. Mbledh çetën.
  5. Tufë njerëzish; grumbull njerëzish ose sendesh të tjera, grup. Çetë njerëzish. Çeta e krushqve. Çetë fëmijësh. Çetë ullinjsh.
  6. krahin. Lagje.
  7. Lojë fëmijësh të ndarë në dy grupe, që përpiqen të prekin me dorë kundërshtarët, loja «ta lashë»; prekja që i bën një lojtar kundërshtarit në këtë lojë. Çeta me të lënë. Çeta me të mbyllur. Luajmë çetën.
  8. vjet. Çetim. Doli për çetë.
  • E laj çetën marr hakun me të tepërt, e kapërcej masën. I la çetën shih te LË. Çetë vullnetare formë e organizimit dhe e stërvitjes ushtarake të popullsisë për mbrojtjen, ku marrin pjesë të moshuarit dhe gratë (në grupe sipas lagjeve dhe fshatrave).[1]

Etimologjia redaktoni

Shqiptimi redaktoni

Sinonime redaktoni

Antonime redaktoni

Fjalë të prejardhura redaktoni

Në gjuhë tjera redaktoni

Referencat redaktoni

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0