Shqip redaktoni

Folje redaktoni

  1. I heq një rrip a një copë, duke e kapur me një majë të mprehtë ose duke e tërhequr fort; e ndaj më dysh a në copa, duke e tërhequr fort nga anët dhe me një lëvizje të menjëhershme një rrobë, një letër etj.; gris; shqyej. Çjerr rrobat. Çjerr këmishën (pantallonat). Çjerr një letër (një fletë). Çjerr me thikë. E çori në gozhdë. I ka çjerrë nëpër ferra.
  2. Çaj lëkurën e trupit me thonj ose me diçka të mprehtë a me majë, gërvisht lëkurën për së gjati duke e bërë plagë. Çjerr dorën (fytyrën). E çori me thonj. E çori macja.
  3. fig. Hedh poshtë një marrëveshje, e prish, nuk i përmbahem më diçkaje që është vendosur më parë. Çjerr traktatin.
  4. fig. Ia heq, ia gris diçka prapa së cilës fshihet. Ia çori maskën.
  5. fig. I shkaktoj një dhembje therëse, i ngjall një ndjenjë të padurueshme sikur e shpon diçka. Të çjerr zemrën të copëton zemrën, të pikëllon. Të çjerr veshët. Të çjerr barkun. Sikur më çjerr nga brenda.
  6. euf. Tredh. Çjerr cjapin (dashin, mëzatin). Çjerr kalin.
  7. krahin. Shpoj një enë. Çjerr ibrikun (kusinë).
  8. jokal. Ndiej një dhembje therëse sikur më shpon diçka. Më çjerr barku.
  • Çjerr zërin bërtas sa ngjirem, thërras sa më ikën zëri. Ia çjerr cipën dikujt ia nxjerr turpin. Ia çori veshët dikujt e mërziti shumë dikë me fjalë që nuk ia ka ënda, i çau kokën. E çjerr ku s'arnohet dëmtoj në një vend që nuk mund të ndreqet më.[1]

Etimologjia redaktoni

Shqiptimi redaktoni

Sinonime redaktoni

Antonime redaktoni

Fjalë të prejardhura redaktoni

Cjerrem Percjerr Cjerrim Cjerrues

Në gjuhë tjera redaktoni

Referencat redaktoni

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0