Korea

  • janë dy shtete koreane: Korea Jugore, Korea Veriore.
  • Korea e Jugut, zyrtarisht Republika e Koresë, e njohur edhe vetëm si Korea, është vend i pavarur në Azinë Lindore, i shtrirë në pjesën jugore të Gadishullit Korean. Kufizohet në veri me Republikën Demokratike Popullore të Koresë (Korea e Veriut), me të cilën përbënte një shtet të vetëm deri më 1945, ku pas çlirimit nga okupimi japonez pjesa veriore e Gadishullit Korean hyri në ndikimin Sovjetik, kurse pjesa jugore nën ndikimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në lindje laget me Detin e Japonisë apo Detin e Lindjes, në jug me Ngushticën e Koresë, e cila e ndan nga Japonia, ndërsa në perëndim ka Detin e Verdhë, i cili e ndan nga Republika Popullore e Kinës.
  • Koreja e Veriut, zyrtarisht Republika Popullore Demokratike e Koresë, është vend i pavarur në Azinë Lindore, i shtrirë në gjysmën veriore të Siujdhesës Koreane. Kufizohet në veri dhe veriperëndim me Republikën Popullore të Kinës, me Rusinë në një pikë të skajshme në verilindje, si dhe me Republikën e Koresë (Korenë e Jugut) në jug, përgjatë Zonës së Demilitarizuar Koreane.