Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 3:
===Emër===
'''njeri''' m.
# [[qenia|Qenia]] e gjallë më e lartë, që është e aftë të mendojë e të flasë, të bëjë vegla e t'i përdorë ato në procesin e punës shoqërore; pjesëtar i shoqërisë njerëzore. Njeriu i parë. Njerëzit e lashtë. Njeriu i shpellave. Njeri i zhvilluar (i qytetëruar). Organizmi i njeriut. Të drejtat e njeriut. Një grup njerëzish. Sa një njeri (sa një trup njeriu). Shndërrimi i majmunit në njeri. Shfaqja e njeriut në Tokë. Puna e krijoi njeriun. Njeriu rrjedh nga majmuni. Njeriu për njeriun është. fj.u. Njeriu, sa rron, mëson, fj.u. Mali me mal s'piqen, njeriu me njeriun piqen. fj.u.
# Pjesëtar i shoqërisë njerëzore, i parë si mishërues e bartës i disa tipareve dalluese të karakterit, i cilësive morale e i aftësive mendore dhe i lidhur me mjedisin a me rrethin ku jeton e punon. Njeri i mirë (i ndershëm, i drejtë). Njeri i butë (i urtë, i dashur, i thjeshtë, i qeshur). Njeri i pjekur (i vendosur). Njeri i ri (i mrekullueshëm). Njeri i madh (i njohur, i dëgjuar). Njeri i keq (i lig, i poshtër, gënjeshtar, i ulët, i dobët). Njeri i marrë. Njeri i ftohtë. Njeri i Luftës ai ose ajo që ka marrë pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare. Njeri i Lëvizjes ai ose ajo që ka marrë pjesë në Lëvizjen Nacionalçlirimtare. Njeri i punës (i aksionit, i prodhimit, i bazës, i veprave). Njeri i artit (i kulturës, i shkencës, i pendës, i pushkës). Njeri i besës (i fjalës, i gojës). Njeri i rrugëve (i qejfit, i lekut). Njeri me mend. Njeri me shkollë. Njeri me vullnet të mirë. Ç'njeri është?
# Pjesëtar i shoqërisë njerëzore, i cili mishëron e përfaqëson vetitë më të mira të qenies së gjallë të zhvilluar në shkallën më të lartë (në kundërvënie me kafshën). Para së gjithash duhet të jesh njeri. Ai s'është njeri. Socializmi të bën njeri. Sillu si njeri! Atij i them njeri unë! Të trajton si njeri. Flet (përgjigjet) si njeri.