Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
 
Rreshti 2:
===Emër===
'''gjendje''' ''f.''
# [[ndërthurje|Ndërthurja]] e kushteve dhe e rrethanave për një njeri; rrethana, zakonisht të vështira e me pasoja. Gjendje e keqe (kritike). Është në gjendje të vështirë. Doli nga kjo gjendje. E shpëtoi nga ajo gjendje.
# Tërësia e kushteve dhe e rrethanave shoqërore, politike, ekonomike e ushtarake, në të cilat ndodhet një vend, një popull, një klasë, një grup shoqëror etj.; situatë. Gjendja ekonomike. Gjendja politike. Gjendja shoqërore. Gjendja ushtarake. Gjendja e brendshme (e jashtme). Gjendja kombëtare (ndërkombëtare). Gjendje e shkëlqyeshme. Gjendje e ndërlikuar (e nderë). Gjendje shtetrrethimi. Gjendje e jashtëzakonshme. Gjendje lufte. E zotëron gjendjen. U përmirësua (u keqësua) gjendja. Ndryshoi gjendja. I doli gjendjes përpara.
# Tërësia e kushteve fizike, mendore ose psikike në të cilat është një njeri në një çast të caktuar; mënyra si është a si e ndien veten dikush nga ana fizike, mendore ose psikike. Gjendja shëndetësore (fizike, trupore). Gjendja mendore (shpirtërore). Gjendja e përgjithshme. Gjendja e fëmijës (e të sëmurit). Në gjendje të mirë (të keqe, të rëndë). Në gjendje të dehur. Iu përmirësua gjendja. Nuk po i ndryshon gjendja. E la (e gjeti) në gjendje të mirë.