Content deleted Content added
Zeke (diskuto | kontribute)
No edit summary
Zeke (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Rreshti 1:
==Shqip==
'''Çështje''' ''f.sh.'' -
# [[anë|Anë]] ose pikë e një pune a e një dukurie, që ka nevojë të shqyrtohet e të rrihet për ta zgjidhur; [[temë]] ose një anë e saj, për të cilën ka diskutime, mosmarrëveshje a dyshime; gjendje që kërkon një zgjidhje, problem. ''Çështje e rëndësishme. Çështje e mprehtë. Çështje kyç. Çështjet kryesore. Çështje e vështirë (e ndërlikur, e errët). Çështje e diskutueshme (e pazgjidhshme). Çështje e veçantë. Çështje e hapur. Çështje parimore. Çështje shoqërore (politike, ekonomike, shkencore). Çështja kombëtare. Çështja fshatare. Çështja e kufijve. Çështjet e ditës. Çështja në fjalë. Thelbi i çështjes. Zgjidhja e një çështjeje. Ngre (shtroj, zgjidh) një çështje. Shqyrtoj (trajtoj, rrah, prek, ndriçoj, sqaroj) një çështje. Me del një çështje. Çështja shtrohet kështu. E bëj çështje të të gjithëve. Kjo është çështja.''
# ''vet. nj.'' Një [[punë]] e madhe për të cilën përpiqemi ose një qëllim i rëndësishëm për të cilin luftojmë; tërësia e interesave dhe e kërkesave që përkrahim; [[kauzë]]. ''Çështje e drejtë. Çështja e përbashkët. Çështje fisnike. Çështja e revolucionit. Luftoj për një çështje. I shërbej një çështjeje. Bujqësia - çështje e gjithë popullit.''