Content deleted Content added
Krijoi faqen me "'''SOT''' ndajf. *1. Në këtë ditë në të cilën jemi ose që e kemi përpara. Sot dhe nesër. Dje dhe sot. Sot para dreke. Do të nisemi sot. Vijnë sot. Sot një javë (si..."
 
No edit summary
Rreshti 3:
*2. Në kohën e tashme, në ditët tona, tani; në periudhën e tanishme të një vendi a të një shoqërie. Dje dhe sot në të kaluarën dhe në kohën e tanishme. Shqipëria sot. Sot jetojmë të lirë. Sot çdo gjë ka ndryshuar. Mos e shiko si është sot.
* Ndonjëherë si sot shih te NJËHERË. Sot për sot për sa i takon kohës së tanishme; në rrethanat e tanishme, tani për tani;
*b) sa për tani, sa për këtë ditë. Sot e mot gjithmonë në të ardhshmen, kurdoherë. Sot e kësaj dite deri tani, deri në kohën tonë, pa ndërprerje. Sot e gjithë ditën vazhdimisht, pa ndërprerje. Me sot me nesër
*a) së shpejti, në një kohë të afërt; duke e zvarritur në mënyrë të papërcaktuar. Jo sot, po nesër pa ia caktuar qartë afatin e diçkaje, duke e zvarritur a duke e sorollatur. Është sot për nesër është në ditët e fundit të jetës. Ia mori sot për nesër ia mori (hua etj.) për pak kohë, ia mori për t'ia kthyer së shpejti. Lagu sot e rruhu mot shih te LAGEM. Punon sot, ha sot
*a) ka të ardhura shumë të pakta, mezi i dalin për të jetuar, nuk i tepron asgjë;
*b) nuk di të kursejë, nuk bën kursim. Sot i bën hunjtë, nesër i djeg shih te BËJ. Më mirë një vezë sot se një pulë mot fj. u. shih te VEZ/Ë,~A.
 
[[Kategoria:Me s]]
[[Kategoria:Shqip]]