Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
{{wikipedia}}
*Në gjuhen shqipe është shkronja e parë e alfabetit, me të shënohet [[Germa]] '''A''' e madhe e dorës.
*Gjithashtu kjo shkronjë përdoret për të krijuar fjali pyetvse. Psh: A do të mësosh nesër?
*Si shkurtesë përdoret për Fizikë / A=Amper & A=angstrem , Kimi / A=[[Argoni]]n - vargon]]
*Si parafjalë përdoret me funksion privativ që ka kuptimin pa, jo P.sh. amoral, anormal, afetarë ejt.
{{Alfabeti}}
 
'''A''' II lidh.
*1. Përdoret për të lidhur dy gjymtyrë të një fjalie ose dy fjali, që përjashtojnë ose që zëvendësojnë njëra-tjetrën; ose, o. Sot a nesër. Shpejt (herët) a vonë. I vogli a i madhi. Çift a tek? Atë a këtë? Bën a s'bën? Vjen a s'vjen? E di a s'e di?
*2. Përdoret e përsëritur për të lidhur dy gjymtyrë të një fjalie ose dy fjali që veçohen njëra nga tjetra, që i kundërvihen njëra-tjetrës nga kuptimi ose që plotësojnë njëra-tjetrën; ose. A unë a ti. A sot a kurrë. A s'e ka ditur, a e ka harruar.
*3. Përdoret për të lidhur dy gjymtyrët e një togfjalëshi foljor, ku folja përsëritet me mohim për ta shprehur veprimin në shkallë të lartë; apo. Këndonte a s'këndonte. Qante a s'qante. Binte a s'binte shi.
* Pak a shumë shih te PAK.
 
'''A''' III pj.
*1. Përdoret në fillim të një fjalie pyetëse për të theksuar më shumë pyetjen; përdoret në një fjali pyetëse retorike për të përforcuar shprehjen e pohimit, të mohimit a të dyshimit që nënkupton a jo. A do të vish? A më kupton? A e mban mend? A je mirë? A ka? A mos e di? A thua? A ka gjë më të rëndë? A nuk e di ti? A do të vijë ajo ditë? A je, si je? pyetje, që përdoret në vend të përshëndetjes, kur takohen dy veta.
*2. Përdoret në krye të njërës prej dy fjalive pyetëse të zhdrejta, kur e dyta lidhet me lidhëzën veçuese «apo», për të theksuar kundërvënien e veprimeve. Pyete, a do të bëhet tani mbledhja, apo u shty. Shih a erdhën, apo s'duken ende.
*3. Përdoret zakonisht në fund të një fjalie pyetëse, që shpreh habi, ironi, qesëndi, zemërim, miratim etj.; ë. Nuk e paske, a? Po lahet, a? S'e dashka, a?
*4. Përdoret zakonisht në fillim të fjalisë për të theksuar përçmimin, qesëndinë ose ironinë; ama. A, për ujë që qenka! A, për burrë që qenka!
* A thua se ... sikur.
 
'''A''' IV pasth.
*1. Përdoret për të shprehur habi kur ndodhemi papandehur përpara një të papriture; ah. A, kush qenka!
*2. Përdoret për të theksuar shprehjen e gëzimit të kënaqësisë, të miratimit etj.; ah. A, sa e bukur qenka!
*3. Përdoret kur shprehim zemërim, urrejtje, qortim, dhembje, keqardhje etj.; ah. A, sa më dhemb! A, në të zënça!
*4. Përdoret për të shprehur mospërfillje, ironi, qesëndi ose kundërshtim, pakënaqësi për dikë a diçka që nuk e miratojmë. A, mos e pyeti. A, jo, nuk jam në një mendje me ty. A, këtë dashke ti!
*5. Përdoret kur i drejtohemi një njeriu zakonisht të afërt a të njohur, me fjalë a me shprehje që kanë ngjyrime emocionale. Mirë, a derëbardhë! Ç'u bëre, a i vrarë! Mirë, a të keqen nëna!
*6. Përdoret kur kujtohemi papritur për diçka gjatë bisedës me dikë; aha. A, po, m'u kujtua.
 
 
==[[Në gjuhët tjera]]==
<small>Dominanca e gjuhëve është marr sipas numrit të postimeve në Wikipedia, pra gjuhët me më shum postime jan marrë si gjuhë më dominante.</sm<ll>