Shqip redaktoni

Emër redaktoni

anë f. sh.

  1. Pjesa e një sendi ose e një vendi, që gjendet më larg nga mesi i tij; skaj, buzë, pjesa ku mbaron sendi a vendi; pjesa e majtë a e djathtë e një sendi ose e një vendi, krah. Ana e djathtë (e majtë). Ana e arës (e lumit). Ana e pëlhurës (e lakrorit). Anët e një barazimi. mat. Në anën e rrugës (e tryezës.. .). Në (nga) të gjitha anët. Sa nga një anë në tjetrën. Kthehem nga ana tjetër. Marr anët qethem anash. U morën anët u morën krahët, i rrethuan. Nxjerr në anë. Anë për anë buzë me buzë. Me një anë mënjanë.
  2. Hapësira a trualli në një krah ose afër skajeve jashtë kufijve të një sendi a vendi; hapësira a vendi në një drejtim të caktuar, si edhe vetë ky drejtim. Në këtë anë të shtëpisë (të fshatit.. . ). Nga ana e malit. Katër anët e horizontit. Ana e shiut (e mesditës) jugu. Ana e borës veriu. Ana e diellit lindja. Ana e detit perëndimi. Me atë anë matanë. Anë e më anë anembanë. Në të katër anët kudo, në çdo vend. Nga të katër anët nga çdo vend, nga të gjitha drejtimet; në të gjitha vendet ose drejtimet. Anë e kënd (e skaj, e cekë) anekënd.
  3. Faqe e një trupi, njëra nga sipërfaqet kufizuese të një sendi. Ana e mbarë (e prapme, e pasme). Ana e sipërme (e poshtme). Anë mali. Ana e padukshme e Hënës. Anë më (për) anë tejpërtej, tejendanë.
  4. Krahinë, vend. Në (nga) anët tona. Në ato anë. Banorët e atyre anëve. Është nga ana jonë.
  5. Skaji me i largët i një vendi, i një hapësire; fundi, mbarimi i diçkaje. Në anë të dheut (të botës). S`ka anë. Pa anë e pa fund. Nuk i gjendet ana. Në anë të anës shumë larg. Nga ana e anës nga vise shumë të largëta.
  6. Palë, njeri a grup njerëzish, që i kundërvihen një pale ose një njeriu a grupi tjetër. Anët kundërshtare. Ana paditëse. Ana e djalit (e vajzës). Në anën e popullit. Marr anën e dikujt radhitem përkrah një tjetri në mendime e veprime, bëhem me dikë.
  7. Anësi, pajë. I mban anën dikujt. Mban anë. Kam anë me mbajnë pajë, me përkrahin.
  8. Pjesë përbërëse e diçkaje, element i një çështjeje, vepre etj.; tipar, veçori që karakterizon diçka. Anët e mira (të dobëta, të errëta). Ana praktike (formale, teorike). Ana politike (objektive). Ana tjetër e çështjes. Zëvendës për anën mësimore (shkencore, administrative).
  9. Pikëpamje; kënd vështrimi. Nga ana e jashtme (e brendshme). Nga ana parimore (teknike). Nga ana sasiore. Nga çdo anë.
  10. Gjysma e barrës së kafshës së ngarkuar, njëri krah i barrës së kafshës. Ana e mushkës. I ngre (i mbaj) anën. E ha ana i rëndon me shumë njëra gjysmë e barrës, i varet barra nga njëra anë.

Nga ana e dikujt lidhur me njeriun që bën a që thotë diçka, për dikë. Nga ana e burrit (e gruas, e vëllait, e babait... ) në vijën e lidhjes familjare me burrin (gruan, vëllanë, babanë...). Me anën e dikujt me ndihmën e dikujt, nëpërmjet dikujt. Me anë të diçkaje (me anën e diçkaje) me një mjet, me një mënyrë a me një rrugë; me ndihmën e..., me. Nga njëra (një) anë... nga ana (me anë) tjetër përd. fj. ndërm. përdoret kur kundërvihen dy fakte, dy rrethana, dy kënde vështrimi, dy rrugë zgjidhjeje etj. Në anën tjetër të barrikadës shih te barrikadë,~a. Ana e keqe euf. djalli. Ana tjetër e medaljes shih te medalje, ~a. Dal (e nxjerr) në anë (e) shpëtoj nga një e keqe, kapërcej një vështirësi. S'ia di anën diçkaje nuk e di ku e ka burimin, shkakun diçka. Ia gjej anën

a) gjej mjetin, mënyrën për të zgjidhur diçka ose për të mbaruar një punë;
b) gjej rastin për të kërkuar diçka prej një njeriu ose për t'i bërë diçka. S'i gjendet ana diçkaje nuk ke ku e kap, është bërë copë-copë (për rrobat etj.). S'ia gjej dot anën diçkaje
a) nuk di nga ta nis një punë, s'ia gjej dot fillin;
b) nuk ia dal dot mbanë, nuk e kryej dot një punë. Më ha ana me dikë shih te ha. Më heq ana më dikë a më diçka prirem, anoj nga dikush a diçka. E kaloi për anash vetëm sa e përmendi, nuk e trajtoi gjerë a nuk e zbërtheu thellë. Marr anë
a) çlodhem pak, rri pak mënjanë për të marrë frymë;
b) vjet. marr pjesë. Ia ka marrë anën (krahun, dorën)një pune shih te marr. Më merr ana
a) anohem padashur, përkulem anash gati për t'u rrëzuar;
b) bie nga shëndeti, plakem, rrëgjohem. Në atë anë (krah, brinjë) fli! iron. shih te krah, ~u. Nuk ka anë e udhë nuk gjen dot arsye për ta shpjeguar, nuk përligjet; nuk ka kuptim, nuk ta rrok mendja. S'pyes (s'dëgjoj, s'dua t'ia di) nga ajo anë nuk i trembem një gjëje, nuk çaj kokën për diçka. I hyn era në të katër anët shih tek erë, ~a I. I priste shpata (palla, kordha, sëpata) nga të dyja anët (djathtas e majtas) shih te pres I. Nga një anë të puth, nga tjetra të pret keq. shih te puth. Të mos na presë thika vetëm në njërën anë shih te thikë,~a.

anë f. tekst.

  1. Fill mëndafshi a pambuku jo shumë i trashë, që përdoret në endje me tepër për pjesët anësore të pëlhurave dhe për vijat e zbukurimeve. Anë e bardhë (e kuqe). Anë mëndafshi (pambuku).[1]

Sinonime redaktoni

Në gjuhët tjera redaktoni

Referencat redaktoni

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0