FAL kal.

1. E ndjej dikë për një gabim ose për një faj që ka bërë, nuk ia vë re gabimin ose fajin, nuk e quaj me fajtor e nuk e dënoj. Ia fali gabimin (fajin). Me falni për vonesën! Po të fal këtë herë.

2. Ia heq ose ia ul dënimin dikujt; e lë të lirë, e liroj një të burgosur. Ia falën dënimin. I falën jetën nuk e dënuan me vdekje. I fali gjakun hoqi dorë nga vrasja për hakmarrje (sipas së drejtës kanunore).

3. E liroj dikë nga një detyrim, nuk ia kërkoj me. I fal borxhin (huanë).

4. I jap dikujt një gjë pa i kërkuar shpërblim, i bëj një dhuratë, i dhuroj diçka. I fali një stilograf. Fal jetën. lart. jap jetën, flijohem.

5. I jap dikujt një gjë për ta përdorur pak, për ta parë ose për t'i bërë një lehtësi. Ma fal pak penën. Ma falni pak atë libër, ju lutem!

6. Përdoret në mënyrën urdhërore (së bashku me trajtat e shkurtra të përemrit vetor me, na në rasën kallëzore), kur duam t'i drejtohemi dikujt në mënyrë të kulturuar, kur e ndërpresim dikë gjatë punës a gjatë bisedës, kur duam të kundërshtojmë me të butë mendimin e shprehur nga bashkëbiseduesi etj. Me falni, mund t'ju pyes për diçka? Na falni, kjo është rruga e spitalit? Me falni, por unë nuk jam i një mendimi me ju!

7. fet. I drejtoj lutje një hyjnie; kryej lutjet e një riti fetar (në vendet ku vepron feja); Falte sabahun (drekën). Falnin bajramin.

8. Përshëndet.

9. Shuaj, fik. Fal dritën (zjarrin, cigaret).

10. Ul, përkul. Fali kryet dhe ra për tokë.

11. jokal. vet. veta III. Ulet, zbret; perëndon. Fali dielli.

  • I fal zemrën dikujt jepem plotësisht pas dikujt e s'kursej asgjë për të. As të fal as të vret të mban me shpresa dhe nuk të kryen punë, të mban me fjalë.