Wikipedia ka një artikull për fjalën:

Shqip redaktoni

Emër pandemik redaktoni

fjalë f.pandemik

  1. gjuh. Njësia e mëvetësishme me e vogël e gjuhës, tërësi e pandashme e tingëllimit dhe e kuptimit e formësuar nga ana gramatikore, që pasqyron në mënyrë të përgjithësuar e shënon sende e dukuri të realitetit dhe riprodhohet e veçohet në rrjedhën e ligjërimit. Fjalë shqipe. Fjalë e huaj (e huazuar). Fjalë e re (e rrallë, krahinore, e vjetërsuar). Fjalë ndërkombëtare ndërkombëtarizëm. Fjalë librore (diturore). Fjalë e parme (e prejardhur, e përngjitur). Fjalë shënuese (emërtuese, ndihmëse, shërbyese). Fjalë e ndërmjetme. Fjalë e ndryshueshme (e pandryshueshme, e palakueshme). Fjalë me shumë kuptime. Kuptimi i fjalës. Trajta e fjalës. Theksi i fjalës. Përdorimi i fjalës. Formimi i fjalëve. Prejardhja e fjalës. Çerdhe fjalësh. Rendi i fjalëve në fjali. Mbledhja e fjalëve. I ha fjalët i shqipton fjalët në mënyrë jo të plotë. Ndaj fjalën në rrokje.
  2. Diçka që i thuhet një tjetri; thënie; pohim; bisedë. Fjalë të ngrohta (të ëmbla, të buta, përkëdhelëse). Fjalë të ashpra (të rënda, fyese, të ndyra, poshtëruese). Fjalë mashtruese (joshëse). Fjala e mësuesit. Fjalë pas fjale. Fjalë me vend. Thuaj një fjalë! Jemi në një fjalë me atë. Bëj (shkëmbej) fjalë bisedoj. Fjala nxjerr (sjell, pjell) fjalën gjatë bisedës dalin gjëra të reja, duke biseduar për diçka, bie fjala edhe për diçka tjetër. Fjala është me e rëndë se plumbi. fj.u. Zihej (grindej, hahej) me fjalë. I ktheu fjalë. S'tha as gjysmë fjale s'foli fare. E mori fjalën prapa. S'e kthen fjalën (mbrapsht).
  3. Këshillë a porosi që i jepet dikujt; udhëzim, urdhër, vendim. I shkon (i ecën, i zë vend, i ngjit) fjala e dëgjojnë të tjerët, i zbatojnë këshillat, udhëzimet a dëshirat e tij. Fjala e tij ishte ligj. Ia dëgjojnë fjalën. Nuk ia bën fjalën dy e zbaton menjëherë atë që i thotë dikush, i bindet menjëherë. Ia ktheu fjalën nuk iu bind, e kundërshtoi. E çoi në vend fjalën e komandantit.
  4. Premtim a zotim për të bërë diçka; premtim a diçka e thënë, që nuk shoqërohet me punë a me vepra ose që nuk zbatohet. Fjala e dhënë. Fjala e nderit. Fjala dhe vepra. Njeri i fjalës njeri që e mban zotimin. Fjalë të mira e gurë në trastë (në torbë, në thes) përdoret kur dikush bën të kundërtën e asaj që thotë. Ka dhënë fjalën. E mban fjalën. E ktheu (e hëngri, e shkeli) fjalën. Luajti nga fjala (i luajti, i bëri bisht fjalës) nuk e mbajti zotimin. I doli nga fjala nuk e mbajti premtimin që i dha. Fjala e burrit, pesha e gurit. fj. u. Burri lidhet prej fjalësh, kau (demi) prej brirësh. fj. u. E mbante me fjalë. Duhet punë e jo fjalë. Vetëm me fjalë s'bëhet gjë. S'e bën fjalën dy (dysh).
  5. Marrëveshje ndërmjet dy a me shumë njerëzve ose ndërmjet dy palëve; besë. Fjalë trimash (burrash). Prenë fjalën caktuan ditën kur do të bëhet martesa a diçka tjetër. Lidhën fjalën. Ranë në fjalë. E bënë me fjalë. E gjeti fjalën me dikë u mor vesh me dikë, ra në ujdi, gjeti një gjuhë të përbashkët. Siç e kemi bërë fjalën. E lë me fjalë me dikë.
  6. Bisedë që bëhet me një tjetër, diçka që thuhet a që tregohet; muhabet (edhe në një varg njësish frazeologjike). Në fjalë e sipër duke folur, gjatë bisedës. Lërini fjalët! Ngas fjalën nxit bisedën, e zhvilloj me tej një bisedë. E la fjalën përgjysmë. Me që ra (me që erdhi) fjala... duke marrë shkas nga biseda, me këtë rast. E hodhi fjalën për dikë a për diçka. Sa për t'u gjendur në fjalë. E zuri (e kapi) në fjalë. E hodhi fjalën gjetkë. U ngjitet fjala u shkon muhabeti me njëri-tjetrin. Ma pruri (ma solli, ma nxori) fjalën në shteg e solli bisedën atje ku desha unë. Ia sjell (ia bie, ia hedh) fjalën rrotull (larg e larg).
  7. Diçka e thënë që s'duhet të bisedohet me të tjerë; diçka që thuhet vesh me vesh nga njëri tek tjetri; thashetheme. U hap fjala. I nxorën fjalë. Dolën fjalë. E bëri me fjalë dikë e bëri me turp, e përfoli. Fjala ka këmbë. fj. u. Mori fjala dheun (dynjanë). Doli fjala nga dhëmballa, mori njëzet e shtatë mëhallë. fj. u.
  8. Njoftim, lajm. Dërgoj (çoj) fjalë. Lë fjalë. I bëj fjalë dikujt e njoftoj, e lajmëroj. Pruri fjalë. Erdhi fjala.
  9. Fjalim a ligjëratë që mbahet para të tjerëve; pjesë nga ky fjalim; e drejta për të folur, për të shfaqur mendimet përpara të tjerëve. Fjala e hapjes (e mbylljes). Fjala e rastit. E drejta (liria) e fjalës. Marr fjalën flas. Mbaj fjalën. Kërkoj fjalën. I jap fjalën dikujt e lejoj të flasë; e ftoj të flasë. Ia ndërpreu (ia preu) fjalën.
  10. Aftësia për të shprehur diçka me gojë ose me shkrim; të folurit; gjuha, ligjërimi. Fjala artistike gjuha që përdoret nga një shkrimtar në një vepër letrare; mjeshtëria artistike e të folurit në skenë. Njeri i fjalës njeri që shprehet qartë e bukur. Forca e fjalës. Mjeshtër i fjalës. Kultura e fjalës. Kujdesi për fjalën. Fjala shqipe tingëllon bukur. Arma e tij ishte fjala.
  11. Teksti i një kënge ose i një pjese muzikore.
    Fjalët dhe muzika.
  • Në fjalë për të cilën a për të cilin flitet a bisedohet. Me një fjalë shkurt; në mënyrë të përmbledhur. Pa fjalë (s'do fjalë) pa dyshim, s'ka dyshim. Bëj fjalë për diçka flas për diçka, trajtoj diçka. Bëri (shkëmbeu, këmbeu, ndërroi) fjalë me dikë u grind me dikë, u zu me fjalë. S'bën fjalë nuk ndihet; nuk ankohet e nuk kundërshton, pranon ç't'i japësh etj. S'e bëj për fjalë (për zë) nuk i tregoj askujt diçka që nuk duhet thënë, nuk flas me njeri për diçka që duhet mbajtur e fshehtë. Bie fjala për shembull, fjala vjen. I ra në fjalë dikujt i preu fjalën. E drodhi fjalën shih te DREDH 7. Fjalë ari shih tek AR,~I. Fjalë në erë (në hava) shih tek ER/Ë,~A I. Fjalë për fjalë pa ndryshuar asgjë nga ajo që është thënë a është shkruar, një për një. Fjala e fundit

a) arritja me e re dhe me e lartë në një fushë të shkencës, të teknikës ose të kulturës; b) mendimi përfundimtar që vendos për diçka; mendimi i fundit. Një fjalë goje duket shumë e lehtë, por në të vërtetë është e vështirë (për një punë etj.). Fjalë e hale thashetheme. Me fjalët e mia pa i përmendur të gjitha e një për një ato që kam lexuar a kam dëgjuar, në mënyrë të përmbledhur. Me fjalën e parë në çast, menjëherë, me të thënë. Fjalë petake shih te PETAK,~E. Fjalë rrumbullake shih te RRUMBULLAK,~E. Me fjalë të tjera shkurt, domethënë; ndryshe. Fjala vjen për shembull, bie fjala. Fundi i fjalës shih te FUND,~I. I gdhend (i tjerr) fjalët matet mirë kur flet, flet me mend. I gëlltiti (i hëngri, i përpiu) fjalët shih te GËLLTIT. Gjuhen me fjalë e ngacmojnë a e thumbojnë njëri-tjetrin me fjalë. Me gjysmë fjale pa qenë i vendosur; me druajtje e me frikë, me gjysmë zëri. I hyri në fjalë dikujt e kuptoi, e mori vesh. Kërkon fjalë dëshiron të grindet me dikë, kërkon sherr. Iu lidh (iu pre) fjala (goja, gjuha) shih te LIDHEM. Lojë fjalësh shih te LOJ/Ë,~A I. Luan me fjalë a) flet me fjalë të tilla që fshehin qëllimin e vërtetë, dredhon me fjalë; nuk mban qëndrim serioz, nuk e merr me gjithë mend diçka, e quan si lojë; b) përdor fjalë të afërta nga tingëllimi e nga kuptimi për të bërë përshtypje tek të tjerët. I mpreh fjalët me dikë shih te MPREH. I përdredh fjalët shih te PËRDREDH. I përpoqi fjalët me dikë shih te PËRPJEK. I përtyp (i përçap) fjalët shih te PËRTYP. I puqi fjalët me dikë shih te PUQ. Ia rrëmbeu fjalën dikujt shih te RRËMBEJ. I trashën fjalët shih tek TRASH. Trazoi fjalë me dikë shih tek TRAZOJ. I thartuan fjalët shih te THARTOJ 5. I thyen (i prishën) fjalët shih te THYEJ. Ul fjalët (zërin) shih tek UL. I bën dredha fjalës shih te DREDH/Ë,~A. M'u bë fjala lak shih te LAK,~U. S'i bie fjala në (për) tokë (përdhe) shih tek TOK/Ë,~A. S'lë fjalë të bjerë në tokë shih tek TOK/Ë,~A. Nuk di fjalë (llafe) shih te DI. Di (është i zoti) të gdhendë fjalë shih te GDHEND. Fjalët i merr era fj. u. shih tek ER/Ë,~A I. I humbi fjala nga goja u habit shumë, u hutua fare sa s'mund të fliste, iu pre goja, iu mpi gjuha. I ka fjalët me grosh (ka fjalë e grosh) shih te GROSH,~I. I ka fjalët të shkurtra shih te SHKURTËR (i, e). Kam një fjalë me tepër shih tek TEPËR. Në kuptimin e gjerë të fjalës duke e kuptuar gjerë atë që thuhet. Në kuptimin e ngushtë të fjalës duke e kuptuar ngushtë atë që thuhet. Në kuptimin e plotë të fjalës ashtu siç thuhet; me të vërtetë, pa hequr e pa zvogëluar gjë. Në kuptimin e vërtetë të fjalës me të vërtetë, ashtu siç duhet. Nuk e lëshon fjalën nga goja shih te LËSHOJ. I lëshon fjalët veresie keq. shih te VERESIE 2. I lidh fjala komb (nyjë) dikujt nuk mundi të fliste, nuk nxirrte dot një fjalë nga goja. Ta merr (ta rrëmben) fjalën nga goja shih te MARR. I merr fjalët nga këmbët shih te KËMB/Ë,~A. E mori ferra fjalën shih te FERR/Ë,~A. I mbeti (i ngeci, i ngriu) fjala në buzë (në gojë, në grykë, në fyt) nuk mundi të fliste më, nuk arriti ta mbaronte fjalën. Ia zuri fjalën në gojë shih te GOJ/Ë,~A. Ndal diellin me fjalë është llafazan i madh. Me plot (me tërë) kuptimin e fjalës me të vërtetë. I priste fjalët me sëpatë shih te SËPAT/Ë,~A. I tërheq fjalët zvarrë a) flet ngadalë si i plogët, flet me përtim; b) e zgjat dhe e zvarrit mbarimin e një pune. Them (kam) fjalën time a) luaj rolin që me takon; b) kam të drejtën time, kam mendimin tim. I vuri jastëk fjalës shih te JASTËK,~U. U vë shenjë fjalëve të dikujt shih te SHENJ/Ë,~A. Fjalët të ëmbla, punët të tharta të premton shumë, por s'të mbaron punë. I merr fjalët e i vë në rabush shih te RABUSH,~I. S'lidh (s'bën) dy fjalë bashkë shih te BASHKË. Vret gjetkë fjala e tij (ai) shih te VRAS. Fjalë fluturake e thënë a shprehje, që përmban një mendim a gjykim përgjithësues të spikatur dhe që njihet e përdoret gjerësisht. Fjalë e përbërë gjuh. shih te PËRBËRË (i, e). Fjalë e urtë folk. a) proverb. (Fjalët e urta të popullit. Mbledhja e fjalëve të urta. Botimi i fjalëve të urta. Libër me fjalë të urta. Një fjalë e urtë thotë...); b) shprehje e njohur me kuptim të njësishëm e zakonisht të figurshëm, që përgjithëson një vëzhgim a vlerësim për dukuritë e ndryshme të jetës, por që, ndryshe nga proverbi, nuk është një fjali tërësore; thënie e urtë (p.sh. «Si e ëma dhe e bija», «Ashtu i do mushka drutë» etj.).

Në gjuhët tjera redaktoni