KAPACITET m.

  • 1. Mundësi që ka një enë, një dhomë, një vend etj. për të nxënë një sasi të caktuar lënde, një numër sendesh a njerëzish etj.; sasia a numri që mund të nxërë diçka; nxënësi. Kapacitet i madh. Kapaciteti i enës. Kapaciteti i sallës së kinemasë. Kapaciteti i spitalit. Kapaciteti i rezervuarit. Kapaciteti jetësor i mushkërive sasia e ajrit që thith njeriu mbas një frymënxjerrjeje të thellë.
  • 2. tek. Fuqia e një makine, e një motori etj. për të bërë një punë ose diçka tjetër; sasia e prodhimeve që mund të nxjerrë një fabrikë, një makinë etj. kur punon plotësisht. Kapaciteti elektrik (i përcjellësit) vlefta e madhësia që del nga raporti i ngarkesës elektrike të përcjellësit me fuqinë e tij. Kapaciteti kalorifik sasia e nxehtësisë që harxhohet për të ngritur një gradë temperaturën e një trupi në kushte të caktuara. Kapaciteti prodhues. Punon me kapacitet të plotë. Shfrytëzimi i plotë i kapacitetit.
  • 3. Aftësi (mendore, krijuese etj.).