Wikipedia ka një artikull për fjalën:

Shqip redaktoni

Emër redaktoni

trajtë f.

  1. gjuh. Mjet gjuhësor, që shpreh kategoritë gramatikore të një fjale dhe lidhjet midis fjalëve e fjalive; formë në të cilën shprehet kuptimi gramatikor i një fjale; formë. Trajta e shquar (e pashquar) e emrit. Trajtë e rregullt (e parregullt). Trajtë vetore (jovetore) e foljes. Trajtë e plotë. Trajta e shkurtër e përemrit vetor. Trajtat e njëjësit (e shumësit).
  2. Tërësia e kufijve, e vijave dhe e caqeve të dukshme të një sendi, që na japin pamjen e tij të jashtme; pamja e jashtme e diçkaje, pavarësisht nga lënda përbërëse; tiparet e jashtme të njeriut a të kafshës; formë. Me trajtë katrore (trekëndëshe, rrumbullake). Trajta e sendit. Trajta e gjethes. Trajta e vetullave. Trajta e kokës. Në trajtë kryqi (zemre, bajameje). Ka një trajtë të caktuar.

Sinonim redaktoni

Në gjuhët tjera redaktoni