besnik
Shqip
redaktoniBesnik
I m.sh. -
- Njeri besnik. Është besnik i madh (i patundur).
- fet. Besimtar, ai që ndjek me përpikëri dogmat dhe kërkesat e një feje. Besnik i fesë.
II mb. -
- Që e mban deri në fund zotimin ose që nuk i shmanget asnjëherë detyrës së marrë përsipër; që ndjek pa u lëkundur një tjetër, me të cilin është lidhur nga një ideal a nga një qëllim i përbashkët; që nuk tradhton; që nuk i ndryshon ndjenjat dhe qëndrimin kundrejt dikujt a diçkaje, që e ruan deri në fund dashurinë për të ose që e ndjek dhe e mbron atë deri në fund. Luftëtar (ushtar, shok, mik) besnik. Shoqe besnike. Grua besnike. Rojë besnike. Bir besnik i popullit. I qëndroj (i rri, i mbetem) besnik.
- Që nuk largohet nga e vërteta, që përputhet plotësisht me diçka tjetër, që mund t'i besohet; i përpiktë. Përkthim (riprodhim, përshkrim) besnik. Kopje besnike. Pasqyrë besnike e diçkaje. Historian besnik.
- Besimtar, që ndjek me përpikëri dogmat dhe kërkesat e një feje.
- Qen besnik i dikujt qen rojë i dikujt.[1]
Etimologjia
redaktoniShqiptimi
redaktoniSinonime
redaktoniAntonime
redaktoniFjalë të prejardhura
redaktoniNë gjuhë tjera
redaktoniReferencat
redaktoni- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0