Shqip redaktoni

Besoj kal. -

  1. edhe jokal. E marr diçka për të vërtetë, pranoj që është ashtu ose që përputhet me të vërtetën, i zë besë. Besoj një lajm. I besoi fjalët. Nuk u besoj shenjave. E beson lehtë diçka. Vështirë ta besosh.
  2. edhe jokal. Kam bindje të fortë se diçka do të kryhet, se diçka është e drejtë a e përpiktë; kam besim se dikush do t'i plotësojë shpresat e mia ose zotimet që ka marrë, mbështetem te dikush, i jap besë. I besoj popullit. I besoj shkencës. Besoj në drejtësinë. Besoj në të ardhmen. Besoj në aftësitë e dikujt. Besoj në pafajësinë e dikujt. Beso e kontrollo!
  3. I ngarkoj dikujt një barrë a një detyrë ose i jap diçka, duke pasur besim tek ai; ia lë në dorë; i them dikujt një lajm, një të fshehtë etj., duke pasur besim se nuk do t'ia tregojë askujt. I besoi një detyrë. I besuan një vend (një rol). I besoi fëmijët. I besoi një të fshehtë.
  4. Jam i mendimit; e quaj të mundshme, kujtoj. E besoja të humbur. Besoj se po. Besoj se mjafton. Besoj se vjen. Besoj se kështu është. Besoj se e ke gabim. Besoj se do të pranojë.
  5. edhe jokal. Pranoj dogmat dhe paragjykimet për perëndinë dhe për fuqitë e mbinatyrshme, jam fetar. Nuk e besoj zotin. Nuk i besoj më fesë.
  • Nuk u besoj syve (veshëve) habitem shumë nga diçka e papritur që shoh (që dëgjoj). Nuk i beson as këmishës së trupit nuk i beson askujt, nuk ka besim as te njeriu më i afërt.[1]

Etimologjia redaktoni

Shqiptimi redaktoni

Sinonime redaktoni

Antonime redaktoni

Fjalë të prejardhura redaktoni

Në gjuhë tjera redaktoni


Anglisht - trust, entrust
Gjermanisht
Frëngjisht
Polonisht
Japonisht
Hollandisht
Italisht
Suedisht
Portugalisht
Spanisht
Kroatisht
Arabisht
Greqisht
Boshnjakisht
Persisht


Rusisht
Kinezisht
Finlandishte
Norvegjisht
Esperanto
Danisht
Sllovakisht
Hebraisht
Çekisht
Hungarisht
Luksemburgisht
Maqedonisht
Latinisht
Letonisht
Rumanisht


Katalanisht
Serbisht
Sllovenisht
Indonezisht
Bullgarisht
Turqisht
Ukrainisht
Lituanisht
Koreanisht
Bjellorusisht
Irlandisht
Estonisht
Venecianisht
Interlingua
Anglishte e thjeshtë

Referencat redaktoni

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0