Shqip redaktoni

Civil

I m.sh. - Ai që nuk është ushtarak; kund. ushtarak.


II mb. -

  1. drejt. Që ka të bëjë me gjendjen dhe me të drejtat ligjore të qytetarëve në një shtet; që siguron të drejtën qytetare; që i përket qytetarit, që ka të bëjë me të; qytetar. Të drejtat civile të drejta që u njihen qytetarëve nga një shtet. Kodi Civil i RPSSh akt legjislativ, në të cilin janë paraqitur në mënyrë sistematike normat që rregullojnë marrëdhëniet pasurore ndërmjet ndërmarrjeve, institucioneve, kooperativave bujqësore dhe organizatave shoqërore, midis këtyre e shtetasve, si edhe marrëdhëniet pasurore e vetjake midis shtetasve. Gjendja civile gjendja juridike vetjake familjare e një njeriu. Zyra e gjendjes civile zyrë ku regjistrohen lindjet, martesat dhe vdekjet. Përgjegjësi civile. Nëpunës i gjendjes civile.
  2. libr. Që është tipar dallues i njeriut të lirë, i cili e ndien veten anëtar me të drejta të plota të një shoqërie e të një shteti; që përshkohet nga ideja për të mirën dhe dobinë e shoqërisë, qytetar. Detyrë civile. Burrëri civile. Guxim civil.
  3. Që nuk ka të bëjë me ushtrinë, jo ushtarak; kund. ushtarak. Jeta civile. Shërbim civil. Rroba civile. Spitali civil. Administrata civile. Autoritete civile. Gjyq civil.
  4. Që nuk ka të bëjë me fenë, që nuk është fetar, që nuk është kishtar; kund. fetar, kishtar. Ent civil. Martesa civile.
  • Luftë civile shih te luftë,~a 1. Vdekje civile humbja e të gjitha të drejtave qytetare.[1]

Etimologjia redaktoni

Shqiptimi redaktoni

Sinonime redaktoni

Antonime redaktoni

Fjalë të prejardhura redaktoni

Në gjuhë tjera redaktoni

Referencat redaktoni

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0