DËFTOJ kal.

1. Tregoj diçka, kallëzoj. Dëftoi një ngjarje. Dëftoi plagën. Qenit dëftoji shkopin. fj. u.

2. Shfaq, tregoj. Dëftoi trimëri. Dëfton kujdes. Dëfton dashuri të madhe për të birin.

3. Bëj që të duket nga të gjithë; e paraqit siç është, e tregoj. Puna e dëfton njeriun. fj. u. E dëftoi veten se kush është.