DËLIR kal.

1. Pastroj. Dëlir tokën (nga gurët, nga ferrat). Dëlir oborrin. Dëlir tryezën (sofrën). Dëlir dhomën (shtëpinë). Dëlir plagën. Dëlir dhëmbët. Dëlir grurin (orizin, fasulet). Kripa të dëlir. E dëliri era kohën (qiellin) e kthjelloi.

2. I heq një peme a një bime degët a gjethet e thara; krasit. I dëliri pemët. Dëlir duhanin.

3. fig. krahin. Çliroj (një vend).

4. E çliroj dikë nga një detyrim; e bëj të dalë i larë nga një faj; i pastroj ndërgjegjen. Dëliri veten. E dëliri prej betimit.

5. euf. Tredh. E dëliri thiun.