DËRRMOJ I kal.

1. E bëj diçka copa-copa të vogla, e bëj copë e grimë, e bëj thërrime, e thërrmoj. Dërrmoj bukën (djathin). E dërrmoi duhanin. Dërrmon plisat. Mos e dërrmo shumë! Dërrmoj grurin (misrin) në mokër.

2. bised. Shkoq misrin, grurin etj. Dërrmojnë misrin. E ka dërrmuar mirë grurin kali në lëmë.

3. Vras keq a plagos një pjesë të trupit, duke e përplasur diku etj.; e shemb, e copëtoj. E dërrmoi dorën (këmbën, kokën). I dërrmoi gishtat. Ia dërrmoi nofullat (hundët).

4. fig. I jap dikujt a diçkaje një goditje të fortë shkatërruese, e mund a e thyej keqas, e shpartalloj krejt; prish, shkatërroj. E dërrmuam armikun. Dërrmuam fashistët e tradhtarët. I dërrmoi kundërshtarët. E dërrmuam burokratizmin. Dërrmojmë të vjetrën (shfaqjet e huaja, zakonet prapanike).

5. E lodh a e dobësoj shumë dikë, e këput, e rraskapit; e mundoj shumë. Jeta në mërgim e kishte dërrmuar fare. E dërrmoi pagjumësia.

6. fig. E trondit shumë dikë, e vras shpirtërisht. Ia dërrmoi shpirtin (zemrën). E dërrmoi vdekja e të birit.

  • I dërrmoi (i theu) hundët (brinjët, turinjtë, dhëmbët, nofullat) dikujt përçm. shih te THYEJ.


DËRRMOJ II jokal. krahin.

Zbres, zdirgjem. Dërrmuan nga mali. Dërrmoi nga kali.