DËRRMUAR mb.

1. Që është bërë copa-copa të vogla, që është bërë copë e grimë, që është bërë thërrime, i thërrmuar. Bukë e dërrmuar. Djathë i dërrmuar. Duhan i dërrmuar. Dhe i dërrmuar.

2. bised. I shkoqur (për misrin, grurin etj.). Misër i dërrmuar.

3. Që është vrarë keq a është plagosur, duke u përplasur diku etj.; i shembur, i copëtuar. Me krah të dërrmuar. Me këmbë të dërrmuara. Me gishta të dërrmuar.

4. fig. Që është lodhur shumë nga puna e rëndë etj., që është dobësuar shumë nga një sëmundje, i këputur, i rraskapitur, që është munduar shumë. Ishte i dërrmuar nga pagjumësia (nga ethet). U gdhi fare i dërrmuar.

5. fig. I tronditur shumë, i vrarë shpirtërisht. Me zemër të dërrmuar. I dërrmuar shpirtërisht.