DËSHIROJ kal.

1. Kam dëshirë për diçka, synoj me vetëdije t'ia arrij diçkaje; kam zell; me pëlqen diçka, dua. Dëshironte shumë (fort). Dëshiron të punojë (të studiojë, të flejë). Dëshironte të fliste. Çfarë dëshironi? Si të dëshironi. Ia dëshironte (ç't'i dëshirojë) zemra. Dëshiroj të jeni mirë. Do të dëshiroja të dija ...

2. Dua shumë që të shoh a që të kem pranë një njeri të afërt, kam mall të madh për dikë; e ndiej shume mungesën e diçkaje. Sa shumë i dëshiroi djemtë! E dëshiroi nënën.

3. Më pëlqen e më tërheq shumë një njeri i seksit tjetër; kam një ndjenjë të fortë dashurie për të, e dua, e dashuroj. Të gjithë e dëshironin. E dëshiruan njëri-tjetrin dhe u martuan.

  • Dëshiron të të puthë e të ha me dhëmbë shih te PUTH.