DËSHIROR mb. gjuh.

1. Që shpreh një dëshirë, që përmban në vetvete një dëshirë. Kompozita dëshirore.

2. Fjali dëshirore: lloj fjalie që shpreh a kumton një dëshirë për diçka (p.sh. u kthefshi faqebardhë!).

  • Mënyra dëshirore një nga mënyrat e foljes në gjuhën shqipe, e cila shpreh një veprim ose gjendje që mendohet nga folësi si diçka që dëshirohet të ndodhë a të jetë (p.sh. rroftë, qoftë, a bëftë, daltë, ardhsha etj.).
  • Mënyra dëshirore e shpreh veprimin ne formë urimi dhe mallkimi