DËSHMOJ jokal.

1. Pohoj me gojë ose me shkrim për atë që kam parë a kam dëgjuar; drejt. bëj një dëshmi para organeve të drejtësisë, dal dëshmitar në gjyq. Dëshmoi në gjyq (para trupit gjykues). Thirret për të dëshmuar.

2. edhe kal. vet. veta III. Është provë a dëshmi për diçka, tregon, vërteton. Historia dëshmon se... Shifrat (të dhënat) dëshmojnë se... Ky dokument dëshmon se... Faktet dëshmojnë të kundërtën.

3. kal. Shpreh, shfaq. E dëshmon haptas. Dëshmon vullnetin e tij. Dëshmojnë dëshirat (ndjenjat) e tyre.