DAFRUNGË f.

1. Gosti a dasmë që bëhet me shpenzime të mëdha, me madhështi a me shumë rrëmujë; shpenzime të tepruara që bëhen për gosti, për dasmë etj.; luks i tepruar, salltanet. Dafrungë e madhe. E bënë me dafrungë. E kalonte kohën në dafrunga.

2. përd. ndajf. Me qejfe e me gosti; shumë mirë, s'ka më mirë. E ka çuar jetën dafrungë. Ia çuan (e kaluan) dafrungë.