DAMKOSUR mb.

1. Që i është bërë një damkë, që është damkosur, me damkë; që i ka mbetur një shenjë dalluese; i vulosur. Krah i damkosur. Fytyrë e damkosur. Drurë të damkosur. Bagëti të damkosura. Letër e damkosur. Lëkurë e damkosur.

2. fig. Që i është vënë një njollë e keqe, që është njollosur me turp. Mbeti i damkosur për tërë jetën.