DASHURUAR mb.

1. Që ka rënë në dashuri me dikë, që është dashuruar pas dikujt. Vajzë e dashuruar. Djalë i dashuruar. Të rinj të dashuruar. Zemra të dashuruara.

2. I dhënë me gjithë shpirt pas diçkaje që e tërheq e i pëlqen shumë. I dashuruar pas muzikës (pas artit, pas sportit, pas detit, pas natyrës).

3. Që shpreh dashuri, që është plot dashuri. Vështrim i dashuruar. Sy të dashuruar.

4. Përd. em. sipas kuptimeve 1,2 të mbiemrit.