DATOJ kal.

1. I vë datën një dokumenti, një letre etj.; përcaktoj kohën kur ka ndodhur diçka, caktoj datën a kohën kur ka qenë diçka ose kur ka jetuar e ka zhvilluar veprimtarinë dikush. Datoj shkresën (vendimin). Datoj dokumentet. Datoj ngjarjen. Datoj ndërtimin e kështjellës. Datoj vendbanimin.

2. jokal. vet. veta III. I përket një date të caktuar, ka një datë të caktuar; lidhet me një datë a me një kohë të caktuar. Dokumenti daton që në shekullin e trembëdhjetë. Daton që nga kohët e lashta.