DEGËZOJ jokal.

1. vet. veta III. Lëshon degë, nxjerr degë (një dru, një shkurre a një bimë tjetër). Degëzoi pema (molla, hardhia). Degëzoi borziloku.

2. vet. veta III. Ndahet në degë më të vogla, që shkojnë në drejtime të ndryshme; krijon degë, ndahet në degëzime, degëzohet (për një lumë, një rrugë etj.). Degëzon lumi (kanali). Degëzon rruga. Degëzon ujësjellësi.

3. kal. E ndaj në degë më të vogla, bëj që të ndahet në degë të ndryshme, që shkojnë a hapen në disa drejtime. Degëzoj rrugën. Degëzoj kanalin.

4. kal. Krijoj nënndarje të reja e të veçanta, krijoj degë më vete që varen prej një qendre a prej një organi qendror. Degëzoj bankën. Degëzoj shoqërinë.