DEGJENEROHEM vetv.

1. vet. veta III. Humbet karakteristikat e veta dalluese e thelbësore; humbet vetitë a cilësitë më të mira të llojit të vet, prishet, zvetënohet, degjeneron. Fara është degjeneruar. U degjenerua raca.

2. Largohem a shmangem nga rruga e drejtë, humbas virtytet dhe cilësitë më të mira morale, politike etj., prishem, zvetënohem; kryes. veta III ndryshon vijën e vet politike, humbet karakterin e vet përparimtar a revolucionar, prishet, shthuret; degjeneron. Degjenerohet politikisht (moralisht).

3. Pës. e DEGJENEROJ 4-6.