DEPARTAMENT m.

1. vjet. Degë a seksion në një ministri etj. (në administratën shqiptare para Çlirimit).

2. Ministria (në ShBA, Zvicër etj.). Departamenti i mbrojtjes (i tregtisë...). Departamenti i shtetit ministria e punëve të jashtme në SHBA.

3. Njësi administrative tokësore në Francë, në krye të së cilës është një prefekt, prefekturë. Departamenti i Senës. Kryeqendra e departamentit.