DESHIFROJ kal.

1. Zbërthej e bëj të lexueshëm një tekst të shkruar me shifra; arrij të kuptoj shifrat dhe përmbajtjen e një teksti të tillë. Deshifron radiogramin. Deshifroi informatat. E deshifroi me shpejtësi.

2. Arrij të lexoj e të kuptoj një tekst të shkruar me një alfabet të panjohur a me shenja të panjohura; e kthej në një gjuhë të njohur një tekst të tillë. Deshifroi hieroglifët. Përpiqen të deshifrojnë mbishkrimet etruske.

3. bised. Arrij të kuptoj diçka të shkruar me një shkrim shumë të keq a të palexueshëm; lexoj një shkrim të keq. Mezi e deshifroi recetën (letrën).

4. fig. libr. Zbërthej e kuptoj diçka të paqartë e të errët, të fshehtë a të ndërlikuar. Mezi i deshifroi fjalët e tij.