DESPOTIZËM m.

1. hist. Formë qeverisjeje që bazohej në sundimin e një monarku a të një njeriu të vetëm me pushtet të pakufizuar e absolut; tirani. Despotizmi lindor (oriental).

2. libr. Sundim arbitrar e i egër me anë të dhunës e të shtypjes; tirani. Despotizmi ushtarak. Despotizmi carist (fashist).

3. fig. libr., keq. Sjellje e qëndrim prej despoti, tirani.