DEVOTSHËM mb.

1. Që ka nderim e dashuri të pastër, të thellë e të zjarrtë për dikë a për diçka, që është besnik deri në fund ndaj tyre dhe i gatshëm të bëjë gjithçka për ta; që vepron e punon me devocion. Komunist (revolucionar, luftëtar, mësues) i devotshëm. Rini e devotshme.

2. Që është plot devocion, që shpreh devocion. Vështrim i devotshëm. Zemër e devotshme. Dashuri e devotshme.

3. Që i përulet me besim të pakufishëm dogmës së një feje a një kulti; që është shumë fetar (në vendet ku vepron feja). Besimtar i devotshëm.