DIAGRAM m.

Figurë a skicë e posaçme që ndihmon për të qartësuar lidhjet e përpjesëtimet ndërmjet madhësive të ndryshme; skicë që përdoret për të paraqitur grafikisht zhvillimet dhe ndryshimet e një dukurie ose të disa dukurive. Diagrami i forcave. Diagram elektrik. Diagrami i temperaturës (i shpejtësisë, i drejtimit).