DIGJEM vetv.

1. kryes. veta III. Merr zjarr, merr flakë; harxhohet e tretet në zjarr, bëhet shkrumb e hi. U dogjën drutë. U dogj shtëpia (kasollja, pylli). U dogj me benzinë. Benzina (vajguri) digjet menjëherë. U dogj krejt. Digjet mirë (shpejt, ngadalë). S'digjet fare.

2. vet. veta III. Skuqet në zjarr jashtë mase, piqet me shumë sesa duhet, përcëllohet; shkrumbohet nga që lihet për një kohë të gjatë në zjarr. U dogj gjella (mishi, buka, lakrori). U dogj kusia (tenxherja) në zjarr.

3. Përcëllohem sa me bëhet plagë nga zjarri, nga rryma elektrike, nga ujët valë ose nga diçka tjetër e nxehtë; më zë vapa a të nxehtët, më djeg diçka. Iu dogj dora (këmba, gishti, gjuha). U dogj me vaj të nxehtë (me ujë të valë, me shkrepëse, me hekur). U dogj në diell iu skuq shumë lëkura sa iu bë plagë nga që ka ndenjur gjatë në diell.

4. vet. veta III. Dëmtohet e humb njomështinë, fishket fare nga të nxehtët, nga vapa e madhe etj.; thahet shumë. U dogjën të lashtat. U dogj duhani. U dogj toka për ujë.

5. vet. veta III. Harxhohet duke u përdorur për ngrohje, për ndriçim etj., mbaron. U dogj qiriri. Po digjet (kot) drita. U dogjën drutë, duhen blerë të tjera.

6. vet. veta III. I prishet e i del jashtë përdorimit diçka që përçon rrymën elektrike etj. dhe nuk punon më. U dogj siguresa. U dogjën llambat. U dogj motori. U dogj makina larëse. U dogj radioja (televizori).

7. Kam shumë të nxehtë a zjarrmi, përvëlohem nga zjarrmia. Digjet zjarr. Digjet i tëri. I digjet koka (balli). I digjen faqet. Digjet si furrë.

8. fig. Kam dashuri të madhe për dikë a për diçka, vuaj shumë për të; kam mall të madh për dikë a për diçka; kam nevojë a dëshirë të madhe për diçka; përvëlohem. Digjej për vendlindjen (për fshatin). Digjej për trimin (për vashën). Digjej nga dashuria (nga malli). U dogj nga dëshira. U dogj për një fëmijë. U dogj për një pikë ujë. Digjeshin për një çikë tokë. Digjet për të marrë vesh.

9. fig bised. Përjetoj diçka të rëndë që me dëmton, vuaj; e pësoj. Është djegur një herë. U dogj kot. Do të digjesh!

10. vet. veta III fig. bised. Shkon dëm; bëhet i pavlefshëm e nuk mund të përdoret më për shkak se i ka kaluar afati etj. Iu dogjën biletat. U dogj fondi. Iu dogj diskutimi. U dogj kjo parullë. U dogj pseudonimi. U dogj baza. Iu dogjën planet.

11. fig. bised. Humbas në një lojë, nuk mund të vijoj më lojën, dal jashtë loje; dështoj. U dogj edhe ai (në lojë).

12. Pës. e DJEG.

  • S'i digjet (s'i hapet, s'i pëlcet) barku për dikë përem. shih te BARK,~U. Më digjet buza për dikë shih te BUZ/Ë,~A. I digjet mjekra (koka) shih te MJEK/ËR,~RA. Digjet nur shih te NUR,~I. Digjet ndër vete brehet, vuan përbrenda nga një shqetësim. Iu dogj (iu përvëlua, iu zhurit) zemra (shpirti) për dikë a për diçka shih te ZEM/ËR,~RA. Iu dogjën kartat (letrat) ndër (në) duar dikujt iu prishën të gjitha planet, dështoi në planet që kishte bërë, s'mundi të arrinte synimet a qëllimet e veta. U dogj (shkoi) i njomi për të thatin shih te NJOMË (i, e). U dogj (shkoi) edhe i njomi (bashkë) me të thatin shih te NJOMË (i, e). I digjet rrogozi (hasra) nën vete shih te RROGOZ,~I. I digjet (i zien) toka (trualli) nën këmbë gjen kudo qëndresë të fortë, e presin kudo me luftë të ashpër, s'e lënë të qetë. I digjet zemra horë shih te HORË. I digjet zemra prush për dikë shih te PRUSH,~I. U dogj nga qulli (nga kungulli), e i fryn edhe kosit fj. u shih te QULL,~I. Edhe mishi të piqet, edhe helli të mos digjet fj. u, shih te MISH,~I. Tjetrit i digjet mjekra, ai kërkon të ndezë cigaren shih te MJEK/ËR~RA. Kur m'u dogjën mullarët, njoha miqtë e kumbarët fj. u. shih te MULLAR,~I