DIKTATOR m.

1. Kryetar i një shteti a i një qeverie, i cili ka pushtet të pakufizuar dhe vepron me egërsi e pa përfillur askënd. Diktator fashist. Diktator i egër.

2. hist. Njeri, të cilit i jepej nga senati në Romën e Vjetër pushtet i pakufizuar (zakonisht për gjashtë muaj), kur shtetit i kanosej një rrezik i madh nga jashtë ose kur duheshin shtypur kryengritjet popullore.

3. fig. libr. Ai që u dikton të tjerëve vullnetin e vet pa përfillur mendimin, dëshirat dhe interesat e tyre, ai që jep urdhra e komandon pa pyetur askënd; tiran.