DILEMË f.

1. logj. Gjykim a mendim që për të njëjtën gjë përmban dy teza, dy zgjidhje të kundërta, prej të cilave duhet zgjedhur vetëm njëra, pasi përjashtohet çdo zgjidhje e tretë.

2. libr. Gjendje e vështirë, kur dikush duhet të zgjedhë, njërën nga dy mundësitë ose nga dy gjërat e kundërta që i paraqiten. Dilemë e vështirë. Është në dilemë. E vuri përpara një dileme. E zgjidhi dilemën.