DINAMIKË f.

1. Pjesë e mekanikës që studion ligjet e lëvizjes së trupave në lidhje të ngushtë me forcat që veprojnë mbi ta. Parimet (ligjet) themelore të dinamikës.

2. libr. Të qenët në lëvizje, ecuria e zhvillimit dhe e ndryshimit të një dukurie nën ndikimin e vepruesve të jashtëm e të brendshëm; lëvizje, veprim i gjallë; të qenët dinamik. Dinamika e jetës (e punës, e ngjarjeve, e luftës, e prodhimit). Dinamika e zhvillimit. Dinamika e kohës. Dinamika e rritjes së diçkaje. Dinamika e valleve (e këngëve). Dinamika e lëvizjeve greviste.