DIPLOMACI f.

1. Veprimtaria që zhvillon një qeveri nëpërmjet organeve të caktuara (sidomos nëpërmjet ministrisë së punëve të jashtme dhe përfaqësuesve të saj në vendet e ndryshme) për të vënë në jetë politikën e jashtme të shtetit të vet; tërësia e organeve dhe e nëpunësve që merren me këtë veprimtari. Diplomaci e fshehtë. Metodat e diplomacisë. Historia e diplomacisë. Kreu i diplomacisë.

2. edhe ~, ~TË fig. bised. Mënyrë e stërholluar, mjeshtëri, shkathtësi a dredhi e hollë ose takt i veçantë që përdor dikush për të zgjidhur një çështje, për t'ia arritur një qëllimi. E kërkoi (e bëri) me diplomaci. Pyeti (u përgjigj) me diplomaci. Lëri diplomacitë!

  • Diplomacia (politika) e kanonierave shih te KANONIER/Ë,~A.