disfatist
DISFATIST m.
1. Përkrahës e pasues i disfatizmit.
2. Ai që s'ka besim në përfundimin me sukses të një lufte a të një pune të rëndësishme, që trembet nga vështirësitë dhe ngjall frikë e mosbesim edhe tek të tjerët. Grup disfatistësh.
DISFATIST mb.
Që lidhet me disfatizmin ose me disfatistin, që i përket disfatizmit ose disfatistit; që është karakteristik për disfatistin, prej disfatisti; që bëhet nga disfatistët; që propagandon disfatizmin. Politikë (teori) disfatiste. Parulla disfatiste. Mendim (qëndrim) disfatist. Frymë (propaganda) disfatiste. Letërsi disfatiste.