DISIPLINOJ kal.

E detyroj dikë të zbatojë kërkesat e disiplinës, e bëj të mësohet me disiplinë; vë rregull e disiplinë në një kolektiv, në një ndërmarrje, në një institucion etj., në një punë a veprimtari; e detyroj diçka të zhvillohet në një mënyrë a në një drejtim të caktuar. Disiplinoi veten (nxënësit, fëmijët, klasën). Disiplinoj togën (batalionin). Disiplinoj prodhimin. Disiplinoj kërkimet (studimet). Disiplinuan lumenjtë (përrenjtë) i bënë të rrjedhin në një shtrat të caktuar e të kontrolluar.