DITAR I m.

1. Tërësia e shënimeve të përditshme a të kohëpaskohshme, që mbahen për ngjarje nga jeta vetjake ose nga jeta e një kolektivi; shënime për vëzhgimet që bëhen ose për përfundimet që arrihen gjatë ditës në një ekspeditë studimi, në një eksperimentim shkencor, në një udhëtim të gjatë etj.; fletorja a blloku ku mbahen këto shënime. Ditari partizan. Ditari i kujtimeve (i ngjarjeve). Ditari i vrojtimit. Ditari i punës (i luftës). Ditari i anijes. Ditari i udhëtimit. Fletët e ditarit. Pjesë nga ditari. Mbaj ditar. Shënoj në ditar.

2. let. Vepër letrare a pjesë e saj, e shkruar në trajtë shënimesh të tilla.

3. Tërësia e shënimeve që bën mësuesi ose një punonjës në planin ditor të punës së vet; plani ditor i punës së dikujt; fletorja a blloku ku shënohet ky plan; fletore a regjistër ku shënohen emrat e nxënësve të një klase në shkollë, temat e mësimit, detyrat që u jepen nxënësve, vlerësimet e mësuesit etj. Ditari i shkollës (i mësuesit). Ditari i llogarisë. Ditari i veprimeve luftarake.


DITAR II m. vjet.

Njësi mase për tokën, afërsisht e barabartë me sipërfaqen që mund të lërojë një pendë qe në një ditë. Mbolli dhjetë ditarë me grurë. I dhanë disa ditarë tokë.